Lazio merr tre pikë të rëndësishme përballë Dortmundit, debuton Muriqi

Lazio ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme me rezultat 3:1 ndaj Borussia Dortmund të martën mbrëma, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e parë të grupit F në Ligën e Kampionëve.

Për skuadrën italiane në këtë sfidë debutoi edhe sulmuesi nga Kosova, Vedat Muriqi.

Italianët patën një start të mirë duke kaluar në epërsi që në minutën e 6’ nëpërmjet Ciro Immobile, shkruan lajmi.net.Në minutën e 23’ Lazio dyfishoi epërsinë, kur Marwin Hitz shënoi autogol.U mendua se Dortmund po rikthehet në lojë kur Erling Haaland shënoi për 2:1 në minutën e 71’.Por, pas pesë minutave, Lazio riktheu epërsinë prej dy golave, kur realizoi Akpa Akpro.Për Lazion nga minuta e 67’ në fushë ishte edhe Vedat Muriqi, i cili debutoi në Ligën e Kampionëve