Paraqitjet e mira të Medon Berishës javët e fundit në Serie A, kanë bërë që skuadra e Lazios të shpreh interesim për shërbimet e tij.
Mediumet italiane raportojnë se Lazio po e monitoron mesfushorin 21-vjeçar dhe pritet së shpejti ta kontaktoj Leccen, ekip me të cilin Berisha ka kontratë deri në vitin 2028.
Tek Lazio po e shohin Berishën si investim për të ardhmen pasi po synojnë transferimin e tij me të përfunduar sezoni aktual.
Berisha në 6 ndeshje kampionale këtë sezon ka bërë edhe 1 asistim, ndërsa është vlerësuar lart për paraqitjen e tij në fushë dhe ka marrë nota pozitive.
Berisha do ti mungoj Lecces në ndeshjen kundër Comos për shkak të lëndimit të pësuar ditë më parë në stërvitje.
Ai në verën e vitit 2022 është promovuar në ekipin e parë të Lecces, ndërsa ka edhe 3 paraqitje me Kombëtaren e Shqipërisë, me të cilin debutoi këtë vit.