Juventusi në fundin e ndeshjes ka humbur pikët e plota duke barazuar 1 – 1 në udhëtim të Lazio.
Ndeshja ishte e baraspeshuar me dy skuadrat që provonin të shënonin nga minutat e para, shkruan lajmi.net.
Pas një asistimi të bukur nga Juan Cuadrado, Cristiano Ronaldo u gjend mjaftë mirë dhe nga afër dërgoi topin në portën e vendasve (15′).
Nga minuta e parë i pranishëm ishte edhe ylli kosovar Vedat Muriqi që kishte disa mundësi, por nuk ia doli të realizoi, kurse u zëvendësua në minutën e 54-të nga Caicedo, që shënoi në minutën e fundit (90+5).
Pas këtij barazimi, Juventusi renditët në pozitën e tretë me 13 pikë, derisa Lazio qëndron në të nëntin me 11 sosh.