Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov ka shprehur të premten gatishmërinë e vendit të tij të organizojë bisedimet mes Palestinës dhe Izraelit si një përpjekje e saj në drejtim të zgjidhjes së konfliktit mes dy shteteve, raporton AnadoluN Agency (AA).
“Vitin e kaluar ne shprehëm dëshirën tonë të jemi nikoqir i liderëve të Izraelit dhe Palestinës në Moskë. Akoma jemi të gatshëm, por presim gatishmërinë e tyre”, tha Lavrov gjatë një takimi me sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Çlirimin e Palestinës, Saeb Erekat në kryeqytetin e Rusisë.
Lavrov tha se negociatat ndërmjet Izraelit dhe Palestinës për të arritur një zgjidhje paqësore janë “stërzgjatur”.