Pjesëtari i organizatës terroriste, ISIS, kosovari Lavdrim Muhaxheri është vrarë sot gjatë një sulmi nga amerikanët.
Lajmi për vdekjen e tij e ka bërë të ditur përmes Facebook-ut, Sheukan Koraqi një shok i ngusht i Lavdrimit, i cili kohë më parë ishte arrestuar në dyshimin për terrorizëm.
Vrasjen e Lavdrim Muhaxherit, pak pas orës 00:00 të mesnatës së të enjtes tani e ka konfirmuar edhe vëllai i pjestarit të ISIS, Bajrami.
Ai njoftimin e ka bërë në Facebook, ku ka shkruar se “vëllai i ka rënë shehid”, dhe lutet që “Allahu të e pranojë atë në mesin e shehidave, pejgamerëve e njerëzve të mirë”.