Laureatja e Çmimit Nobel për Paqe dhe aktivistja jemenase Tawakkol Karman sot ka dënuar sulmet ndaj xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të okupuar nga forcat izraelite, raporton Anadolu Agency (AA).
“I dënoj forcat izraelite të okupimit që sulmojnë Xhaminë Al-Aksa dhe plagosin qindra besimtarë”, tha Karman në një postim në Twitter.
Karman tha se shkeljet e fundit izraelite “u shtohen krimeve të shumta izraelite kundër popullit palestinez”. Ajo gjithashtu kritikoi atë që ajo e përshkroi si “heshtje ndërkombëtare të turpshme dhe për të ardhur keq”.
Reagimi i Karman erdhi derisa policia izraelite të hënën sulmoi xhaminë Al-Aksa dhe sulmoi palestinezët që ishin në roje për të parandaluar bastisjet nga hebrenjtë ekstremistë.
Burime spitalore theksuan për AA se qindra njerëz u plagosën gjatë ndërhyrjes izraelite dhe 50 prej tyre u dërguan në spitale.
Mijëra palestinezë organizuan protesta në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa, të vendosur në Qytetin e Vjetër të Kudsit. Palestinezët më pas qëndruan atje për të ruajtur xhaminë nga sulmet e hebrenjve ekstremistë.
Duke ngritur barrikada në disa pika të Haram Al-Sharif, ndërtesa kryesore e Al-Aksës, ata brohoritën me parulla për xhaminë dhe thanë se nuk do të largohen nga atje.
Policia izraelite më pas sulmoi xhaminë dhe përdori gaz lotsjellës, plumba gome dhe granata marramendëse në përleshjet me palestinezët, të cilët u përgjigjën duke hedhur gurë.
Hebrenjtë fanatikë festojnë “ditën e Kudsit” sipas kalendarit hebre, për të përkujtuar përvjetorin e Luftës së Gjashtëditore kur Izraeli në vitin 1967 okupoi Kudsin Lindor.
Organizatat fanatike hebreje, me rastin e “ditës së Kudsit” që këtë vit përkon me datat 9-10 maj, kishin bërë thirrje për bastisje në Mesxhid Al-Aksa.