Nëse ka një gjë që na bashkon të gjithëve, nga ata që kanë sirtarët të mbushur me produkte për kujdesin, e deri të minimalistët, është përdorimi i shampos. Të gjithë i kemi larë flokët më shampo gjithë jetën, por e dinit që e keni bërë gabim?
Larja e flokut është një gjest bukurie që ne e neglizhojmë e nuk i japim mjaftueshëm rëndësi, ndaj më tej do ju tregojmë metodat që duhet të ndiqni për të marr maksimumin e pocesit.
Para se ta lani flokun duhet ta krihni mirë dhe kur të hyni në dush nuk duhet të përdorni ujë shumë të ngrohtë, por as shumë të ftohtë. Lagni njëherë pjesën parësore te flokët, e më pas shkoni në qendër të kokës dhe në fund në gjithë gjatësinë. Ka rëndësi që të hiqet një pjesë e papastërtive që në fillim e më pas të shkumosni kokën që shampo ta bëjë tamam punën e saj.
Hidhni pak shampo në duar dhe nisni ta përhapni në pjesën parësore të flokëve, më tej pas veshëve me lëvizje rrethore dhe të buta me mollëzat e gishtave, që do përsëriten 3 herë. Pastaj mund të vazhdoni me përhapjen e shampos në gjatësinë e flokut.
Pasi e lagni pak fare me ujë kokën, vazhdoni me masazhimin. Fokusohuni tek zona pas veshëve dhe ajo e qafës. Lajeni flokun e aplikoni maskën vetëm në gjatësi, asnjëherë në lëkurën e kokës dhe mbështilleni me një peshqir të butë.
Mos i shtrydhni flokët me forcë dhe kur t’i thani kini parasysh ta mbani tharëse 20 cm larg dhe të jetë në temperaturë mesatare.
Sa herë duhet t’i lani? Varet nga skalpi i kokës.