Largoni këto ushqime nga jeta juaj për mbamendje më të mirë

Asnjë ushqim nuk ju mbron plotësisht nga sëmundjet si Alzheimer, mirëpo ngrënia e disa ushqimeve mund të zvogëlojë rrezikun.

Ka ushqime që ne duhet t’i mbajmë larg vakteve tona ditore. Ushqime të tilla si pijet e gazuara, ëmbëlsira dhe biskota që përmbajnë ëmbëltues të cilët lidhen drejtpërdrejt me trurin.

Hulumtimet tregojnë se konsumimi i ushqimeve në ngjyrë të gjelbër ngadalëson rënien e aftësive konjitive.

Qitroja dhe çaji jeshil ishin dy ushqime të tjera që ndikojnë për të mirë.

Lakra jeshile, zarzavate, spinaqi dhe brokoli konsiderohen ushqime që duhet ngrënë për të pasur një kujtesë më të mirë.

Siç shkruan health.com, manaferrat që përmbajnë flavonoide – si boronicat dhe mjedrat – gjithashtu mund të jenë mbrojtëse kundër harresës.

Është e paqartë saktësisht se si folati mund të mbrojë trurin, por mund të jetë duke ulur nivelet e një aminoacidi të njohur si homocisteinë në gjak. Nivelet e larta të homocisteinës mund të kontribuojnë në dëmtimin e qelizave nervore në tru, dhe acidi folik ndihmon në zbërthimin e homocisteinës.