Ballina Jeta Largoni erën e djersës me uthull molle dhe sherbela

Largoni erën e djersës me uthull molle dhe sherbela

​Stina e verës është periudha kur trupi i njeriut është më i prirur të djersijë.Shumica prej nesh priren të gjejnë mënyra të reja për të evituar djersitjen.

Sidomos në zonën e sqetullave pasi shenjat që mund të mbeten në bluzë mund të jenë jo të këndshme estetikisht

Ja një mënyrë parandaluese alternative, por tepër efikase që mund të bëhet edhe për ju zgjidhja perfekte.

Çaji i sherebelës: Nëse pini një çaj sherebele, do të djersiteni më pak. Por, mund të lyeni edhe zonën nën sqetull, duke parandaluar kështu shfaqjen e njollave të djersës në rroba.

E njejta gjë vlen edhe për uthullën e mollës. Ajo vepron si deodorant, pasi është tepër efikas në shkatërrimin e baktereve.

Mjafton t’i fshini sqetullat me një leckë, të cilën më parë e keni njomur në uthullën e mollës dhe njollat e djersës nuk do të jenë problem për ju./Mesazhi/

Exit mobile version