Kolla është një nga simptomat më dalluese të koronavirusit dhe gripit.
Tani me ardhjen e vjeshtës, përpos virusit që kemi nëpër këmbë, do të shfaqet edhe gripi stinor. Kolla është simptoma që të mundon më shumë kur je me grip. Por ndonjëherë nuk ka nevojë të shkoni në farmaci të merrni shurupe ose ilaçe të tjera, mund ta trajtoni edhe me gjëra që keni në shtëpi.
Për shembull me një çaj të bërë nga lëkurat e qepës.
Si ta përgatisni?
Pastroni mirë me ujë dy qepë. Pastaj vendosini në një tenxhere dhe hidhni një filxhan me ujë. Lërini të ziejnë deri sa uji të marrë një ngjyrë kafe. Lëngun hidheni në një gotë dhe shtoni pak lëng limoni dhe mjaltë. Pini 2-3 gota me lëng nga lëkura e qepës në një ditë dhe do të i’u bëjë shumë mirë.