Në efekt që prej 1 Dhjetorit, Gelsinger është larguar nga posti dhe pozicioni i tij në bordin drejtues. Bordi tashmë ka krijuar një komitet të ri për të gjetur një CEO.
Pat Gelsinger do të tërhiqej pas 40 vitesh në Intel dhe 4 vite në drejtim të kompanisë njoftoi gjiganti Amerikan i çipeve.
Në efekt që prej 1 Dhjetorit, Gelsinger është larguar nga posti dhe pozicioni i tij në bordin drejtues. Bordi tashmë ka krijuar një komitet të ri për të gjetur një CEO.
Ndërkaq Michelle Johnston Holthaus, CEO e produkteve të Intel dhe David Zinsner, zëvendës president ekzekutiv dhe CFO do të shërbejnë si drejtues të përkohshëm të kompanisë.
Ndërsa Gelsinger ka mbajtur role të ndryshme në të kaluarën në Intel, dekadën e fundit e ka shpenzuar në pozita të larta EMC dhe VMWare. Në 2021 ai u rikthyer për të zëvendësuar Bob Swan, i cili mbajti titullin e CEO për dy vite.
Gelsinger drejtoi Intel gjatë një periudhe të vështirë. Në fund të 2020 Intel shkurtoi 20 përqind të fuqisë punëtore në disa divizione. Këtë vit Intel kishte dështuar në testet e cilësisë dhe njoftoi se do të shkurtonte edhe 15,000 vende të tjera pune si pjesë e një plani për reduktimin e kostove me 10 miliardë dollarë.