Barcelona do të pres Paris Saint Germainin në ndeshjen e kthimit çerekfinale në Ligën e Kampionëve, ku kërkojnë triumfin për të kaluar tutje.
Është një javë vendimtare për gjigantin katalunas, pasi përpos ndeshjes me Parisin në fundjavë do të përballet me Real Madridin në El Clasico.
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka deklaruar javë më parë se do të largohet nga klubi në fund të sezonit, por këtë vendim drejtuesit e klubit nuk po e pranojnë.
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka deklaruar se do të bisedoj me Xavin në fund të sezonit për ta bindur atë që të vazhdoj qëndrimin te gjiganti katalunas.
“Gjithçka është e hapur dhe mund të rishikohet. Ne do të merremi me të në fund të sezonit, do të ulemi dhe të diskutojmë me qetësi për të ardhmen”.
“Vitin e kaluar Xavi na bëri të lumtur dhe duam që të vazhdojmë të kemi produktivitet”, tha i pari i klubit katalunas.
44-vjeçari është në krye të gjigantit katalunas që nga nëntori i vitit 2021, derisa deri më tani ka udhëhequr klubin në 134 ndeshje dhe ka fituar një La Liga dhe një Superkupë të Spanjës.