Ballina Sport Futboll Laporta flet për herë të parë për blerjen e Nico Williams

Laporta flet për herë të parë për blerjen e Nico Williams

Joan Laporta ka folur për herë të parë për mundësinë e blerjes së Nico Williams.

Presidenti i Barcelonës ka thënë se skuadra ka mundësitë financiare për blerjen e yllit spanjoll.

“Për momentin ne mund të përballojmë të bëjmë një nënshkrim si ai i Nico Williams. Është një nga mundësitë që po punojmë me Flick. Ai është një lojtar që më pëlqen shumë. Mendoj se brenda një kohe të shkurtër do të mund të shpallim lajme të mira në planin ekonomik dhe do të kthehemi në Fair Play. Kemi punuar për ta arritur atë. Dhe kjo do të thotë se do të ketë lajme të mira në planin sportiv. Ekonomia e klubit po rimëkëmbet” ka thënë Laporta./I

Exit mobile version