Prodhuesi i kartëmonedhave dixhitale Tangem njoftoi lansimin e kartëmonedhës bitcoin.
Me zyra qendrore në kriptoluginën Zug në Zvicër dhe Hong Kong, Tangem gjithashtu është prezent në Singapor, Kinë dhe Rusi.
Kompania thotë se do të hedhë në qarkullim 10,000 kartëmonedha të tilla për partnerët dhe distributorët në mbarë botën.
Tangem shpjegon se kartëmonedhat inteligjente bitcoin janë po aq të mbrojtura dhe të sigurta sa një kartëmonedhë normale.
Kompania reklamon thjeshtësinë e përdorimit me një të prekur të kartëmonedhës me një telefon me NFC.