Lansohet furra më speciale për gatim, lidhet me Wi Fi

Gjiganti amerikan, Tovala ka lansuar furrën më speciale për pjekje. Modeli i ri i furrës avullon ushqimet, i pjekë, i ngrohë apo edhe i zien.

Furra vetë duket ndryshe, por ndryshimi me të vërtetë i madh është futja e tre grupeve të kontrolleve fizike. Pjesa lartë është për zgjedhjen e mënyrës së pjekjes, në mes ju tregon temperaturën e furrës dhe ju lejon të paracaktoni atë dhe pjesa e poshtme tregon kohën e mbetur për gatim.

Furra mund të lidhet me Wi Fi dhe kështu iu jep informacione rreth ushqimeve në furrë.

Maksimumi që mund të pargadisni me kohë një ushqim në këtë furrë është 20 minuta, por në të shumtën e rasteve furra kryen më shpejt funksionin e saj. 349 dollarë është çmimi i saj në treg.