Land Rover tashmë po punon në ridizajnimin e Discovery Sport, pesë vjet pas debutimit të gjeneratës aktuale.
Përveç freskimit të pamjes, SUV do të bëhet edhe me platformë të modifikuar, të cilën do ta avancojë komfori, hapësira për bagazh dhe do të mundësohet vendi për paketimin e baterisë, transmeton KosovaPress.
Bateritë do të instalohen nën dysheme, në mënyrë që të mos ndikojnë në komoditetin dhe manovrimin e automjetit, pasi ato furnizojnë motorin elektrik me energji.
Motori elektrik do të çiftëzohet me një agregat të ri tre cilindrik, andaj versioni hibrid i Discovery Sports emeton rreth 45 g/km CO, i cili do të mundësojë që ky model të përmbushë kërkesat e një prove të re të shkarkimeve të WLTB për gazrat e dëmshme.
Nuk ka asnjë informatë nëse Land Rover do të përdorë gjenerator motori ose turbombushës të elektrifikuar.