Kampioni i Spanjës është duke përgatitur një ofertë prej 20 milionë eurosh për portierin Kepa Arrizabalaga, i cili është pjesë e Bilbaos dhe Kombëtares spanjolle.
Real Madrid e ka shumë seriozisht transferimin e portierit të Athletic Bilbaos, Kepa Arrizabalaga që po mahnit me paraqitjet e tij në La Liga.
Kampioni i Spanjës është duke përgatitur një ofertë prej 20 milionë eurosh për portierin Kepa Arrizabalaga, i cili është pjesë e Bilbaos dhe Kombëtares spanjolle, raporton Diario Gol.
Kepa është një nga tre portierët e ekipit të parë të Spanjës, fal paraqitjeve fantastike me Bilbaon.
Kjo ka bërë që ai së bashku me portierin e Manchester Unitedit, David de Gea të jenë në radarin e Realit.