Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Lamtumirë “Big Ben”

Lamtumirë “Big Ben”

Ora e famshme e londineze, Big Ben, do t’i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë.

Është kjo arsyeja që “Kulla Elizabet” është rrethuar nga skelat, të cilat do t’u pengojnë pamjen, jo vetëm londinezëve, por edhe turistëve të shumtë në kryeqytetin anglez.

Punimet në një prej ndërtesave më të famshme në Botë do të zgjasin jo pak, por 4 vjet,  ndërsa kostoja totale do të kapë shifrën e 68 milionë eurove.

E ndërtuar në vitin 1859, Big Ben, njihej zyrtarisht me emrin “Kulla e Orës”, emër të cilin e ka mbajtur deri më vitin 2002, kur iu ndërrua në “Kulla Elizabet” për nder të mbretëreshës aktuale të Britanisë, Elizabeta II./Mesazhi/

Exit mobile version