Mesut Ozil mund të kalojë te Kampionati turk i futbollit.
Mesut Ozil mund të transferohet në Turqi.
“Sporx” në Turqi raporton se mesfushori i Arsenalit është objektiv i madh i klubit Fenerbahce.
Kandidati për president të klubit, Ali Koc, është duke punuar në blerjen e reprezentuesit gjerman gjatë vitit 2018.
Ozil ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij në Arsenal, përcjell “lajmi.net”.
Kurse, së fundmi spekulohej se është i gatshëm të largohet nga klubi pas interesimit nga Manchester United dhe Inter.