Lamtumira e një dijetari të ndjerë: “Turqit do të fitojnë, dashtë Zoti!”

Javë më parë do shuhej Jusuf Karadavi, një nga dijetarët e njohur të botës islame, egjiptian që jetonte në Katar.

Në 2018-ën në Stamboll, ai do mbante një “fjalim lamtumire”, para 1000 dijetarëve si ai nga të gjitha anët e botës islame, pasi vendosi të dilte në pension në raport me detyrat zyrtare që mbante.

Në atë fjalim, ai foli edhe për Turqinë dhe presidentin e saj Rexhep Tajip Erdogan, të cilin e mbështeti në kohën më të vështirë, pra në mesin e korrikut 2016, kur do ndodhte një grusht shteti në Turqi.

“Po ju flas sot për herë të fundit…”, tha ai dhe vijoi:

“Erdha në Turqi, në këtë vend të madh, për herë të parë në vitin 1967 kur arabët u zbrapsën para Izraelit, kur u mundën. Më pas vizitova vendet arabe dhe më pas ndjeva ankth, pastaj më thanë të vij në Turqi dhe erdha. Ndërsa po ecnim rrugëve u habitëm që nuk kishte pemë të mbjella dhe pastaj pas disa vitesh, erdhi vëllai im i madh Rexhep Tajip Erdogan, i pari që themeloi një shtet me tipare islame këtu dhe sot në kuptimin e vërtetë të fjalës, ndryshoi vendin, e mbushi me pemë, ndërtoi rrugë, në kuptimin e vërtetë filloi një jetë e re në këtë vend. Ndaj lusim Allahun që ta bekojë këtë vend dhe të kthehet në një vend të lartë si ahere kur udhëhoqi botën islame.

Ata që nuk e duan Islamin dhe që nuk e duan ummetin që të kthehet si një forcë e madhe si më parë, po përpiqen t’i ngrenë kurthe Turqisë,

Allahu e ndihmoi Erdoganin dhe do ta ndihmojë gjithmonë përderisa ka muslimanë të sinqertë, besimtarë që nuk janë të korruptuar.

Arabët e parë në fillim mbanin flamurin e Islamit, fatkeqësisht arabët aktualë e kanë humbur atë.

Dashtë Zoti do të fitojnë turqit, do të fitojnë muslimanët dhe koncepti madhështor islam i udhëhequr nga bijtë e këtij vendi”, do thoshte ndër trë tjera Karadavi i ndjerë. /tesheshi.com/