Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Lampedusa, rreth 600 migrantë nga Afrika mbërrijnë në ishull

Lampedusa, rreth 600 migrantë nga Afrika mbërrijnë në ishull

Më shumë se 600 migrantë nga Afrika mbërritën me varkë në ishullin italian të Lampedusës gjatë natës së djeshme, thanë sot në mëngjes autoritetet italiane.

“Gjithsej 13 varka u regjistruan brenda pak orësh. Pak para se të arrinte në ishull, një varkë që mbante gjithsej 45 migrantë në bord u mbyt”, sipas raportit.

Pothuajse të gjithë migrantët mundën të shpëtonin, përveç një foshnjeje 15-muajshe. Autoritetet numëruan gjithsej 620 të ardhur të rinj. Migrantët, të cilët mbërrijnë në Evropë nga vende të ndryshme, përshkojnë itinerarin e rrezikshëm nga Tunizia.

Migrantët në bordin e varkës së fundosur kishin paguar 1 000 euro (1 080 dollarë) për të shkuar drejt Italisë.

Fatkeqësitë vdekjeprurëse ndodhin vazhdimisht gjatë kalimit në Mesdhe. Ishulli i vogël Lampedusa, midis Siçilisë dhe Tunizisë, ka qenë një nga pikat e nxehta të migrimit të parregullt prej vitesh.

Exit mobile version