Frank Lampard nuk mund të ishte më i mërzitur pas ndeshjes kundër Bayern Munich.
Bayern kanë treguar forcën kundër Chelsea, duke arritur që pas dy ndeshjeve të kualifikohen me rezultatin e përgjithshëm 7:1.
Trajneri i Chelsea, Lampard ka thënë se skuadra e tij do të rikthehet pas kësaj hubmje, për të bërë më shumë herën tjetër.
“Është mirë për ne të përballemi me Bayern dhe përvojën e tyre në Ligën e Kampionëve, me shumë lojtarë tanë që debutuan këtë sezon”, ka thënë Lampard, transmeton lajmi.net.
“Mund të shoh se ku duam të jemi, dhe them se do të kthehemi përsëri”, ka shtuar anglezi.
Chelsea do të jetë pjesë e Ligës së Kampionëve edhe në edicionin 2020/21.