Lakra përmban pak kalori, por ka sasi të madhe të fibrave, andaj është përforcues natyral i shëndetit që është përdorur me mijëra vite.
Ky super-ushqim sjell shumë përfitime shëndetësore, por është posaçërisht fitimprurës për zorrën e trashë dhe eshtrat, transmeton Telegrafi.
E pasur me vitaminë K, lakra e furnizon trupin me 85% të sasisë së rekomanduar ditore. Ky nutrient është i rëndësishëm jo vetëm për shëndetin e eshtrave, por edhe për parandalimin e sëmundjes së Alzheimerit sepse i kufizon dëmet e neuroneve në tru.
Madje, një porcion lakër mund ta furnizojë trupin me 54% të sasisë së rekomanduar ditore të vitaminës C – sasi më e madhe sesa ajo që ofrojnë portokajtë. Vitamina C është një nga nutrientët më të rëndësishëm sepse luan rol kyç në shëndetin e trurit, në sistemin e imunitetit, në inflamacion, shtypje të gjakut dhe në funksionin mitokondria.
Lakra është burim i shkëlqyeshëm i fibrave, të cilat janë kruciale për një sistem të shëndetshëm të tretjes.
Ndër tjerash, lakra është e pasur edhe me vitaminë B6, foliat, magnez, vitaminë B1, vitaminë B6, B5, hekur, kalcium, fosfor, kalium, etj.
Përndryshe, lakra është e mirë për:
– Shëndetin e zorrës së trashë dhe detoksikimin e lukthit
– Për detoksikimin e mëlçisë
– Për ulcerat e tretjes
– Për shërimin e plagëve
– Për humbjen e peshës, etj. /Telegrafi/