Lajmet më të fundit nga Lindja e Mesme

Ministri izraelit i financave Bezalel Smotrich, i njohur për qëndrimin e tij të ekstremit të djathtë, ka bërë thirrje për përgjysmimin e popullsisë së Gazës. Ai e bëri këtë deklaratë gjatë një konference të organizuar nga Këshilli Yesha, i cili përfaqëson vendbanimet ilegale në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Brett McGurk do të jetë në Arabinë Saudite të martën për të diskutuar përdorimin e marrëveshjes potenciale të armëpushimit të Libanit si një katalizator për përfundimin e konfliktit në Gaza, ka thënë Shtëpia e Bardhë.

Josep Borrell, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, vizitoi spitalin Geitaoui në Bejrut, duke takuar pacientë në njësinë e specializuar të djegieve. Në mediat sociale, ai vlerësoi përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve të përkushtuar por të stërngarkuar të Libanit, duke deklaruar, “Numri i vdekjeve midis punonjësve shëndetësorë në Liban është i papranueshëm: 266 janë vrarë nga sulmet [ushtarake izraelite] që nga 8 tetori”.

Rreth 25 për qind e të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite kanë zgjebe, pranojnë autoritetet izraelite të burgut.

Dymbëdhjetë persona janë vrarë në sulmet izraelite në dy lokacione në distriktin Tire të Libanit jugor, thotë Ministria e Shëndetësisë.


Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Danny Danon thotë se një marrëveshje armëpushimi për t’i dhënë fund luftimeve me Hezbollahun “po ecën përpara” dhe kabineti izraelit do të takohet për ta diskutuar atë të hënën ose të martën.

Agjencia e OKB-së për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinë (UNRWA) thotë se gjysmë milioni njerëz janë të kërcënuar nga përmbytjet e ujërave të zeza në mes të sezonit të shirave të Gazës dhe temperaturat e ftohta do të dëmtojnë mijëra njerëz të kequshqyer.

Hezbollahu ka gjuajtur 340 raketa dhe dronë në Izrael, sipas Radios së Ushtrisë Izraelite, duke plagosur 11 persona dhe duke shkaktuar “dëmtime të rënda” në Tel Aviv, ndërsa Izraeli vazhdon të bombardojë Bejrutin.

Gjenocidi i Izraelit në Gaza ka vrarë të paktën 44,235 palestinezë dhe ka plagosur 104,638 që nga 7 tetori 2023. Rreth 1,139 njerëz u vranë në Izrael gjatë sulmeve të udhëhequra nga Hamasi atë ditë dhe më shumë se 200 u kapën robër.

Në Liban, të paktën 3,768 njerëz janë vrarë dhe 15,699 janë plagosur në sulmet izraelite që nga fillimi i luftës në Gaza.