OBSH tha se gjashtë persona, përfshirë katër fëmijë, u plagosën në një sulm izraelit në një qendër vaksinimi ndaj poliomielitit në Gaza.
Media izraelite Haaretz po raporton se anëtari i Knesset-it, Yitzhak Kroizer është shkarkuar nga detyra aktive rezervë pasi është fotografuar në një shtëpi në jug të Libanit me mbishkrime pas tij që shkruante “Zyra e MK Kroizer”.
Ministrja e Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen thotë se “e gjithë popullsia” e Gazës veriore është “në rrezik të menjëhershëm për vdekje”. “Ne kërkojmë që Izraeli të veprojë në përputhje me urdhrat e përkohshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ),” postoi ajo në X. “Hamasi dhe grupet e tjera të armatosura palestineze duhet të lirojnë pengjet menjëherë dhe pa kushte”.
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka thënë se përpjekjet iraniane “për t’u përballur me arrogancën globale dhe aparatin kriminal që qeveris rendin botëror sot me siguri nuk do të dështojnë”, raporton agjencia iraniane e lajmeve IRNA.
Demonstruesit në Tel Aviv bëjnë thirrje për marrëveshje për lirimin e pengjeve në Gaza
Forcat izraelite arrestuan 10 palestinezë gjatë bastisjes së tyre në kampin Fawwar në Guvernatën e Hebronit në Bregun Perëndimor të pushtuar jugor. Ushtria izraelite thotë se komandanti i Hezbollahut është vrarë në Libanin jugor.
Sulmet izraelite synojnë sërish periferitë e Bejrutit pasi Ministria e Shëndetësisë e Libanit thotë se të paktën 71 persona u vranë dhe 169 u plagosën të premten.
Një zyrtar ushtarak izraelit thotë se komandot detare kapën një “operativ të lartë të Hezbollahut” në qytetin bregdetar të Batroun dhe e sollën në Izrael për hetim.
Qendra e Informacionit të Palestinës thotë se të paktën 46 palestinezë u vranë nga forcat izraelite dhe kolonët në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar muajin e kaluar.