Princi i kurorës saudite, Mohammed Bin Salman po punon për të bërë mbretërinë më “perëndimore” dhe për të ndryshuar përshtypjet e njerëzve kur është fjala për Izraelin.
Lajmi ka arritur përmes informacioneve të rrjedhura brenda vet familjes mbretërore.
Në një deklaratë në kushte anonimiteti për Middle East Monitor, thuhet: “Marrëveshjet ndërmjet Emirateve të Bashkuara Arabe, Egjiptit, Arabisë Saudite dhe Bahreinit janë më të gjera sesa pritjet tona. Izraeli dhe trupat amerikane të lidhura me Trump janë të përfshirë në marrëveshje.”
“Plani është i plotë. Ai bazohet në unifikimin e bazave të sigurisë, medias, kulturës dhe arsimit, përfshirë fenë, në vendet si Egjipti, dhe në të gjitha shtetet e Gjirit, përveç Omanit.
Plani është hartuar në Egjipt, i cili është “furnizuesi i kuadrove që do të merren me çështjet e mediave, sigurisë, lëvizjeve islame, programeve arsimore dhe institucioneve fetare”.
Plani thuhet se synon të “distancojë çdo efekt politik, kulturor, arsimor, financiar dhe fetar mbi popullin e Egjiptit dhe Shteteve të Gjirit në mënyrë që të arrihet normalizim i plotë dhe i përjetshëm me Izraelin”. /MESAZHI/