Lajmet e fundit nga Ga’za

Tre trupa të marrë nga shtëpia e familjes al-Qaoud që u bombardua nga forcat izraelite në Khan Younis.

Të paktën dy persona u vranë në një sulm ajror që synoi një grup civilësh në Nuseirat.
Gjashtë të vrarë, përfshirë tre gra, në një sulm ajror në një apartament në zonën Batn as-Sameen, në jug të Khan Younis.

Ekuipazhet e Mbrojtjes Civile në Gaza kanë nxjerrë pesë fëmijë nga nën rrënojat e një shtëpie që ishte shënjestruar dje në lagjen Zeitoun.

Dy persona u vranë në bombardimin izraelit në një tendë që strehonte personat e zhvendosur në zonën Sheikh Nasser të Khan Younis.

Anijet luftarake izraelite lëshojnë një numër raketash drejt bregut të detit Beit Lahiya.

Granatimet e artilerisë kanë në shënjestër lagjen al-Jnaina, në lindje të qytetit Rafah.