Ballina Lajmet Kosovë Lajme Kronika e Zezë Dyshohet për abort të paligjshëm në QKUK –...

Lajme Kronika e Zezë Dyshohet për abort të paligjshëm në QKUK – arrestohen dy persona

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), një femër kosovare nga Podujeva, raportohet se ka kërkuar tretman mjekësor për dyshime të abortit të paligjshëm gjatë shtatzënësisë së saj.

Autoritetet dyshojnë se ajo ka qenë shtatzënë dhe ka abortuar në mënyrë të paligjshme.

Policia ka njoftuar se në lidhje me këtë rast, dy persona janë arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje për hetim të mëtejshëm.

“Podujevë 30.06.2024-02:00. Raportohet se në QKUK ka kërkuar tretman mjekësor e dyshuara femër kosovare e cila dyshohet se ka qenë shtatzënë dhe ka abortuar në mënyrë të paligjshme.

Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuara dhe me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, ka njoftuar policia.

Exit mobile version