Lajm i shumëpritur/Kina shpall fundin e epidemisë së koronavirusit

Përhapja e koronavirusit në Kinë është ndalur, tha zëdhënësi i Komitetit për Çështje Shëndetësore, Mi Feng, transmeton Sputnik, përcjell Zeri.info.

” Përhapja e epidemisë në Kinë është ndalur plotësisht “, tha Mi Feng në një konferencë.

Sipas të dhënave më të fundit, në Kinë ka pasur 81.439 raste të infeksionit të koronavirusit që nga fillimi i pandemisë, nga të cilat 75,448 janë shëruar dhe 3,300 kanë vdekur.

Më herët, media raportoi se në provincën kineze Hubei (përveç Wuhan), e cila njihet si pika qendrore për përhapjen e infeksionit Covid-19, trafiku i brendshëm i pasagjerëve u rivendos pas dy muajsh.