Lajm i ri nga koronavirusi: ky është burimi kryesor i përhapjes

Koronavirusi – virusi i ri e vdekjeprurës zbulohet përmes mostrave të frymëmarrjes, por sipas Bloomberg, fecesi, apo gjurmët e jashtëqitjes, janë burimi më i madh i përhapjes.

Në një studim të botuar nga Neë England Journal of Medicine, virusi u gjet në diarre të pacientit të parë amerikan, një detaj që nuk është paraqitur në raportet e rasteve që ndodhin në Kinë.

Për shkak të ngjashmërisë së tij me SARS, ky nuk është tipar befasues. Sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), diarreja është regjistruar në 10-20% të rasteve të SARS pothuajse dy dekada më parë dhe ishte burimi për shpërthimin në kompleksin e banimit të kopshteve Amoy në Hong Kong.

Në një përfundim të ngjashëm erdhën studiuesit kinezë që thonë se virusi është i transmetueshëm përmes të vjellave dhe feçeve.

Virusi u shfaq në fillim të dhjetorit 2019 dhe mendohet ta ketë origjinën në një treg në kryeqytetin e Hubei, Wuhan që shiste kafshë të egra.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) e shpalli virusin si një emergjencë globale të enjten por më vonë paralajmëroi se mbyllja e kufijve ishte joefektive në ndalimin e transmetimit dhe mund të përshpejtojë përhapjen e virusit. /Mesazhi/