Lajm i mirë: Shqipëria shënon ulje në konfirmimin e rasteve të reja me koronavirus

Shqipëria ka shënuar një trend në ulje në 24 orët e fundit për rastet me koronavirus.

Ministri e Shëndetësisë konfirmon se janë 12 raste të reja. Ndërkohë numri total është në 186 persona të infektuar.

“Në 24 orët e fundit janë testuar 102 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 12 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 1246 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 186 raste.”

77 pacientë ndodhen në spitalin infektiv, 5 janë në terapi intensive.

Ndërkohë harta është zgjeruar me Pukën.

Dje në 24 orë ishin regjistruar 28 raste të reja infeksioni nga 103 teste të kryera.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, sot me 27 mars 2020 është si vijon:
– Tiranë           107 raste
– Durrës           11 raste
– Lushnje         4 raste
– Elbasan         5 raste
– Rrogozhinë   2 raste
– Fier               20 raste
– Kavajë          4 raste
– Korçë            12 raste
– Vlorë            5 raste
– Shkodër        4 raste
– Lezhë            4 rast
– Berat             1 rast
– Has               2 raste
– Krujë            1 rast
-Tropojë          2 raste