Lajm i mirë për minatorët e Trepçës: Ekzekutohet ndihma në vlerë të 1 milion eurove

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit në mëngjesin e sotëm ka ekzekutuar ndihmën financiare për Trepçën, në vlerë prej 1 milion eurosh.

Kjo u bë e ditur me anë të një komunikate për media nga ministria e Ekonomisë, shkruan lajmi.net.MF thotë se kjo ndihmë u ekzekutua sot për shkak të teknikaliteteve të bartjes së mjeteve në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit.

Duhet të sqarohet që pjesa prej 100,000.00 eurosh, që e kompleton ndihmën prej 1.1 milionë euro, do të ndahet gjatë javës tjetër për shkak se këto alokime nga buxheti i pakos së rimëkëmbjes ekonomike do të duhet të votohet në Qeveri mbi kriteret dhe motivet e ndihmës për subjektet e caktuara.Pra nuk është vetëm ndihma pre 1 milionë euro, por do t’i bashkohet edhe shuma prej 100,000.00 eurosh.

“Ne jemi të përkushtuar që të zgjidhim problemet e ndërmarrjeve publike, sidomos në kohën e pandemisë COVID-19, pasi kemi ndjeshmërinë e secilës familje të punëtorëve të Trepçës. Duhet të kuptojnë edhe punëtorët që ka procedura për transferim të mjeteve dhe nuk është çështje minutash”, thuhet në komunikatë.