Lajm fantastik për Neymarin

Rodrigo ka thënë se pret që Neymar të rikuperohet me kohë për “Kampionatin botëror 2018”.
Doktori i ekipit të Brazilit, Rodrigo ka thënë se pret që Neymar të rikuperohet me kohë për “Kampionatin botëror 2018”.

“Ai u trishtua shumë kur kuptoi seriozitetin e lëndimit dhe mësoi se do t’i duhej të operohej”, ka thënë Rodrigo Lasmar për L’Equipe.

“Në prag të një gare siç është Kupa e Botës, është gjithmonë paksa frikësuese. Në fillim ai u mërzit shumë, por fuqia e riaftësimit dhe forca mendore që ka i ndihmuan ta tejkalojë këtë”, ka shtuar ai.