Lajini rrobat që ua bleni fëmijëve përpara se t’i veshin! Ja çfarë i ndodhi fëmijës tim…

Lani para veshjes’, është këshilla që kemi dëgjuar të gjithë më parë. Është edhe e shtypur edhe në shumicën e etiketave tona të veshjeve. Por, sa e rëndësishme është të ndiqni këto udhëzime.

Samantha Maree Spenser nuk respektoi një këshillë të tillë, derisa djali i saj po e veshte një rrobë të re që sapo ia kishte blerë.

“Sapo u kthyem në shtëpi ai kishte shenja në fytyrë,” tha ajo për Kidspot.

“Ne menduam se ishte vetëm për shkak se ai ishte sëmurë por ai shkoi në shtrat dhe u zgjua duke ulëritur. Fytyra e tij ishte e gjitha e fryrë, kështu që nxituam për në spital dhe ai vetëm se u përkeqësua”.

Mjekët në spital i shpjeguan Samanthës se Parker kishte më shumë gjasa të reagonte ndaj kimikateve që përdoreshin për trajtimin e pëlhurës në rrobën që kishte provuar.

Ndërkaq, nëna tashmë u bënë thirrje të gjitha grave të tjera të mos e praktikojnë një gjë të tillë, me qëllim që t’ua kurseni jetën të vegjlive tuaj.

Burimi: femina.al
supergrate.net