Ballina Lajmet Kosovë Lajçaku thotë se në dy javët e fundit fokusin kryesor e kishte...

Lajçaku thotë se në dy javët e fundit fokusin kryesor e kishte te dialogu Kosovë – Serbi

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, tha se dy javët e fundit ishin ishte fokusuar në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajçak ka folur edhe për takimin e së martës në Bruksel mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë.

“Ndonëse nuk arritëm të pajtoheshim për agjendën e një takimi trepalësh, ne kemi diskutuar për çështje politike dhe teknike dhe kemi përshkuar hapa të rëndësishëm vijues për të udhëhequr diskutimin tonë të ardhshëm. Ndërsa dialogu ishte fokusi im primar në dy javët e fundit, unë mora pjesë edhe në disa aktivitete tjera. Ne u fokusuam në zhvillimet më të fundit në dialog për normalizim të marrëdhënieve, duke u siguruar që se jemi në një linjë në rrugën përpara”, shkroi Lajçak.

Lajçak tha se do të niset për në New York për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Exit mobile version