Lajçak takohet me sekretarin e Shtetit të Spanjës, diskutojnë për dialogun Kosovë – Serbi

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me sekretarin e Shtetit të Spanjës për BE, Fernando Mariano Sampedro Marcos.

Lajçak dhe Marcos, kanë diskutuar për çështje të Ballkanit Perëndimor, si dhe për dialogun.

“Ne patëm një diskutim të gjerë dhe të dobishëm rreth Dialogut dhe çështjeve më të gjera të Ballkanit Perëndimor”, shkroi Lajçak në “X”.

Ky takim është realizuar në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror dhe në aktivitetet e think-tankut pan-europian, Këshillit Europian për Marrëdhënie me Jashtë në Madrid.