Ballina Lajmet Kosovë Lajçak për masat ndaj Kosovës: Duhet të hiqen, por gjithçka varet nga...

Lajçak për masat ndaj Kosovës: Duhet të hiqen, por gjithçka varet nga diskutimet e nesërme

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ka thënë se është diskutuar për normalizimin e situatës mes Kosovës dhe Serbisë.

Derisa ka folur për heqjen e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, Lajçaku ka thënë se kjo do të kuptohet vetëm nesër pas diskutimeve të vendeve anëtare të bllokut, megjithatë ka thënë se qëndrimi i tij është që ato të hiqen.

“Është për të diskutuar për normalizimin e situatës midis Kosovës dhe Serbisë. Kemi një marrëveshje, duhet ta përshpejtojmë implementimin e saj, kjo është çështja parë që e kemi diskutuar sot me Bislimin. Aq sa di çështja e masave do të diskutohet nesër në sektorin politik të vendeve anëtare dhe gjithçka do të varet prej këtyre diskutimeve. Nesër do ta kuptoni se çka ka në raport, mua nuk më lejohet të them asgjë sot”, ka thënë ai.

Gjatë prononcimit të tij ai është pyetur edhe për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit, për çka ka thënë se qëndrimi i Bashkimit Evropian është bërë i ditur edhe më parë që kjo urë duhet të hapet, por në mënyrë që të mos eskalojë situata dhe mos t’i afektojë qytetarët e komunitetit joshumicë.

“Çështja e Urës së Ibrit, hapja e saj duhet të bëhet në mënyrë që të mos eskalohet situata dhe duhet të jetë pjesë e dialogut” është shprehur ai.
Lajçaku më tej ka njoftuar se kjo nuk do të jetë vizita e tij e fundit në Kosovë si i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun me Serbinë.

Exit mobile version