I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi është deklaruar pas takimit të zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Në një deklarim për media ai është shprehur se duan normalizim dhe jo konfrontim.
“Ne duhet të kemi vetëm normalizim ose konfrontim dhe duhet të kemi normalizim. Ne duam të fokusohemi në normalizim, duhet të evitohet ndonjë eskalim apo konfrontim”, tha ai
Më tutje Lajçak ka bërë të ditur se ditën e hënë do të zhvillojë një takim me Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin.
“Patëm një bisedë të rëndësishme. Do të takoj Bislimin dhe Petkoviqin në Bruksel të hënën. Kemi marrëveshjen, aneksin, duhet të kemi të qartë sekuencat”, shtoi Lajçaku.
Lajçak shtoi se pasdite do të shkoj në veri të Kosovës