Lajçak jep detaje të reja pas takimit me Hotin dhe Vuçiqin

I emëruari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është deklaruar pas takimit të sotëm në Bruksel në mes të Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Lajçak ka konfirmuar temat që janë diskutuar në takimin e sotëm.

“Sot mbajtëm takimin e dytë të nivelit të lartë të dialogut të ndërmjetësuar nga BE pas rifillimit. Falënderoj të dy palët që ishin të pranishme në Bruksel dhe angazhimin që treguan. Diskutimet e sotme ishin të fokusuara në dy elemente: E para personat e zhdukur dhe personat e zhvendosur. Për temën e parë është simbolike si çështje në kontestin e pajtimin dhe është reale për familjarët që jetojnë në paqartësi me dekada”, është shprehur Lajçak.

“Është kuace që të punohet me Kryqin e Kuq Ndërkombëtar që të zgjidhen çështjet e mbetura. Çështja tjetër është e rëndësishme për sigurimin e jetesës për të rikthyerit”.

“Tema e dytë ishte bashkëpunimi ekonomik. Është me rëndësi që të intensifikohet bashkëpunimi ekonomik që nënkupton krijim të vende të punës dhe ngritje të standardit jetësorë të qytetarëve të të dyja vendeve”.

Theksojmë se kryeministri Avdullah Hoti, bëri të ditur se në çështjen ekonomike përfshihen edhe edhe kompensimi i dëmeve të luftës, suksesioni, borxhi shtetërorë, pensionet, kursimet në banka, pagat e humbura të punëtorëve të larguara nga puna, dëmtimet e pronës private dhe çështje të tjera që do të vazhdojnë të diskutohen në takimet e ardhshme.