Ballina Sport Futboll Lajçak javën e ardhshme vizitë në Serbi

Lajçak javën e ardhshme vizitë në Serbi

I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, do të qëndrojë në Beograd të premten e javës së ardhshme.

Kështu ka bërë të ditur presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, i cili ka njoftuar se Lajçak do ta vizitojë Serbinë më 15 mars.

Ai ka thënë se me të do të flasë për procesin e largimit të kryetarëve të katër komunave veriore të Kosovës, Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut.

Lajçak më 5 mars ka vizituar Kosovën, ku është takuar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe temë e diskutimit mes tyre ka qenë vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin serb që të mos përdoret si mjet pagese.

Exit mobile version