Laboratori privat ndërpret testimin për COVID-19 që kushtonte 200 euro

Drejtues të Autoritetit të Konkurrencës kanë thënë sot se nuk ka vend për shqetësime sa i përket çmimeve për testet serologjike për Covid-19 në laboratorët privat.

Kryetari i këtij Autoriteti Valon Prestreshi tha se nuk ekziston më shërbimi me shumën prej 200 euro .

“Vetëm katër teste janë lëshuar me 200 euro, dhe nuk ka hapësirë autoriteti për ndëshkim institucionin privat. Institucioni privat ka ndërprerë këtë shërbim”, theksoi Prestreshi.

Pas shqetësimeve të ngritura nga ndërtimtarët për rritjen e çmimit të çimentos 20 përqind, nënkryetari i AKK Ahmet Kransiqi tha se janë ende duke mbledh informata dhe së shpejti do të nxirret një vendim meritor për prodhuesin e çimentos.

Ndërsa, për sa i përket tenderëve të Ministrisë së Shëndetësisë në nënshkruar në pandemi, Fatime Haziri nga AKK ka thënë se Autoriteti ka monitoruar tenderët e nënshkruar gjatë pandemisë në MSH.

Megjithëse, sipas saj Autoriteti ka vendosur për të ndjekur pista më të avancuara për të tenderët e nënshkruar nga Ministria e Shëndetësisë.

Autoriteti ka hetuar edhe sektorin e sigurimeve, për këtë Prestreshi tha se nga analizat e bëra, konstatohet se kemi të bëjmë me një treg të rregulluar, ku çmimet e produktit janë unifikuar , e që i bie se mungon presioni konkurrencës ndërmjet kompanive.

“Për këtë arsye, ne sërish bëjmë thirrje BQK-së si rregullator i këtij tregu që ta marrë parasysh rekomandimin tonë të vitit 2019, i cili nënvizon se unifikimi i çmimeve të Primit të TPL është në kundërshtim me parimet e konkurrencës në një treg të lirë”, tha Prestreshi.