Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri i ka dalë në krah banorit të Ferizajt, Mustafë Ramadani, të cilit iu ka rrënuar shtëpia.
Tahiri përmes një paraqitje live në rrjetet sociale, ka njoftuar se 75-vjeçarin e ka gjetur të vetmuar pa strehë dhe atë se do ta merr në shtëpi, të cilit kërkon që t’ia gjejnë një banesë, ku mund të jetojë.
Labi ka reaguar ndaj rrënimit të shtëpisë së tij, për të cilën thotë se së pari është dashur që të moshuarit së pari t’i gjendet një strehë, e pastaj t’i rrënohet shtëpia, nëse ashtu thotë ligji.
Tahiri thotë shteti ynë ofron projekte të ndryshme për strehimin e qenve endacak, kurse njerëzit lihen jashtë në kohë dimri pa strehim.
Iniciativa e Labit ka ardhur pas një raporti televiziv që e ka parë, ku raportohet për rrënimin e shtëpisë të moshuarit Mustafë Ramadani.
Mirëpo një ditë pas deputeti Tahiri për këtë rast ka shkruar përsëri në profilin e tij në facebook duke treguar se ka bërë një hulumtim rreth Mustafë Ramadanit dhe ka gjetur që ky i fundit ka një shtëpi.
Madje Tahiri thotë se ka marrë edhe dokumentet e të cilat e dëshmojnë këtë gjë. E me të gjetur shtëpinë Tahiri ka shkruar se Mustafë Ramadani nuk ishte aty, duke kërkuar nga ky i fundit që të tregojë arsyet se përse nuk jeton aty.
Ky është postimi i plotë i Labinot Tahirit në profilin e tij në facebook:
“Të nderuar qytetarë, unë kam arritur që ta bëj një hulumtim rreth axhes Mustaf, dhe atë që gjeta, hasem në realitet se shtëpinë e kishte të ndërtuar nga pronari i cili më tani e ka atë pronë!
Axha Mustaf, ndoshta mund ta ketë ndonjë mosmarrveshje;, ose me familjarë, ose me ndonjë problem tjetër?!
Për këto shkaqe të pa k’jarta, unë i kam marrë edhe dokumentet, që t’ju tregojë, se Baca Mustaf e ka një shtëpi!
Sot nuk e takova Plakun, por do ta takoj që ta pyes se pse nuk banon këtu?! Unë dhe ne, jemi vetëm për ta ndihmuar axhën së bashku në rast se ai nuk ka shtëpi të vetën.
Lajmin për axhën, e kemi shikuar në ‘Tv Tema’ Ferizaj, po ashtu nga shumë portale të tjera!
E rëndësishme është, se shtëpia është kjo, e cila i takon Mustaf Ramadanit. Me respekt, Labi./Mesazhi/