Ballina Lajmet Kosovë Labi pro peticionit për mos-pagimin e deputetëve

Labi pro peticionit për mos-pagimin e deputetëve

Deputeti nga radhët e AKR-së, Labinot Tahiri ka reaguar lidhur me peticionin e ngritur për mos-pagimin e deputetëve deri në formimin e institucioneve udhëheqëse të vendit.

Me këtë rast Tahiri ka theksuar se nuk dëshiron të marrë pagën e Kuvendit, pa u themeluar institucionet e Kosovës.

Madje Tahiri ka bërë të ditur se i bashkohet me shumë kënaqësi këtij peticioni të ngritur nga qytetarët.

Gjithashtu deputeti i AKR-së ka thënë se në rast që Kuvendi ndanë pagë për të, ai deri në themelimin e institucioneve atë pagë do t’ia dërgojë ndonjë familje me gjendje të rëndë sociale në vend.

Ky është postimi i plotë:

Përshëndetje!

Unë nuk dua ta marrë rrogën në Kuvend, pa u themeluar Institucionet e Kosovës.

A jeni lodhur të dashur qytetarë?! E di që jeni lodhur! Të jemi të durueshëm se, ditët e mira do të kthehën në Kosovë, ashtu siq e kemi gëzuar Lirinë e Kosovës.

Ju them të drejtën, këtij lloj peticioni i bashkohem me shumë krenari. Nuk do të deshiroja, që ta marrë pagën nga Kuvendi kur akoma nuk janë themeluar institucionet e vendit. Arsyea është shumë e thjeshtë edhe për ne; nëse nuk punojmë për qytetarët tanë, nuk meritojmë ti marrim rrogat tona.

Nese Kuvendi, e ndanë rrogën për mua, unë deri ne themelimin e institucioneve, ato rroga do ia dërgojë ndonjë familje me gjendje të rëndë sociale në Kosovë.

Bëj apel te të gjithë Deputetët, të jemi më të përgjegjshëm, te kemi mëshirë ndaj vendit e qytetarëve dhe ta marrim parasysh m’llefin e tyre. Thjesht të gjithë të reflektojmë me ma shumë pozitivitet para njerëzve tanë.

Labi Ferizaj Kosovë e Shqipërisë./Mesazhi/

Exit mobile version