La Liga – Real Madrid kthehet sot në fushën e blertë

Pas fitores së Barcelonës, sot është radha të shohim se çfarë do të tregojë Real Madrid në rifillimin e La Ligas.

Kampionati spanjoll ka rifilluar, dhe ashtu siç është pritur, ka dhënë disa ndeshje spektakolare, përfshirë fitoren e mbrëmshme të Barcelonës.

Sot është radha që në fushë të kthehet gjiganti tjetër spanjoll, Real Madrid. ‘Los Blancos’ do të përballen me Eibar, me fillim nga ora 19:30, shkruan lajmi.net.

Fitorja do të jetë tejet e rëndësishme për skuadrën e udhëhequr nga Zinedine Zidane, në mënyrë që të mbahet distanca në vetëm dy pikë me liderët e Barcelonës.

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe në Baski, kur me fillim nga ora 14:00, Athletic Bilbao pret skuadrën e Atletico Madrid.

Kurse, me fillim nga ora 22:00, Real Sociedad luan në shtëpi kundër Osasuna.