Një test gjenetik i cili njoftoj gratë se sa kanë gjasë që të zhvillojnë kancerin e gjirit, shumë shpejt do të përdoret tek grupet me rrezikshmëri të lartë.
Studiuesit në Manchester kanë thënë që kjo mund të ulë numrin e grave të cilat kryejnë ndërhyrje kirurgjike për largimin e gjinjve, duke e ngushtuar gjasat e rrezikut.
Përmes testit me gjak dhe pështyme, shikohen 18 variacione gjenetike të njohura që ndikojnë tek gjasat e zhvillimit të kancerit të gjirit.
Organizata të ndryshme të kancerit kanë thënë që kjo do të ketë një ndikim të madh tek gratë, dhe formën e diagnostifikimit.