Po, është e rëndësishme të lani duart. Është e rëndësishme ta bëni këtëgjatë sezonit të ftohtë dhe sezonit të gripit dhe sidomos nëse e vizitoni dikë në spital.
Por problemi është – se në disa raste, prindërit vërtetë e teprojnë me pastrimin
Zbulimet e reja tregojnë se largimi i mikroorganizmave të vegjël të quajtur mikrobet sanitatore, përmes sapunëve antibakterialë, dhe përmes dozës së madhe të antibiotikëve, po ndikon thellësisht në sistemet imunologjike të fëmijëve tanë. Këtë e thotë mikrobiologja e njohur Marie-Claire Arrieta, bashkëautore e një libri të ri të quajtur “Le të hajë lloq: Ruajtja e fëmijëve tanë nga një botë e tejpastruar”.
Profesoresha në Universitetin e Calgary, së bashku me bashkëautoren e saj, mikrobiologen Brett Finlay, thonë që ne jemi duke rritur fëmijët tanë në një ambient më të pastër dhe më higjenik se kurrë më parë. Ata thonë se tejkalimi i mënyrës se si ne po kontribuojmë në një mori kushtesh shkojnë më tepër alergji.
Edhe antibiotikët e tepërt mund të çojnë në rezistencë ndaj antibiotikëve, diçka që mund të komplikohet tek fëmjët dhe të moshuarit. Por cila është lidhja midis mikrobeve dhe zhvillimit të sistemit imunitar në fëmijëri?
Kur lindim, nuk kemi mikrobe. Sistemi ynë imunitar është i pazhvilluar. Por sapo mikrobet vijnë në skenë, ato fillojnë ta bëjnë sistemin imunitar që të funksionojë siç duhet. Pa mikrobe, sistemi imunitar nuk mund të luftojë infeksionet.
Nuk është vetëm prania e këtyre mikrobeve, por edhe e atyre që i prodhojnë mikrobet. Ato prodhojnë molekula dhe substanca që lidhen direkt me qelizat imunitare.
Hulumtimet po tregojnë vazhdimisht këto ndryshime ndaj mikrobeve po rrisin nivelin e sëmundjeve. Mungesa e ekspozimit mikrobial në fëmijëri ka bërë të nevojshme që sistemet tona imunitare të trajnohen në atë mënyrë që të mos pranojnë mikrobe në të ardhmen.
Dëshmitë epidemiologjike tregojnë se fëmijët që rriten në një mjedis të fermave kanë më pak mundësi për zhvillimin e astmës. Kjo sugjeron është mirë të jetosh në një mjedis më pak të pastër nga antimikrobialët dhe antibiotikët.
Studimet kanë treguar gjithashtu se pastrimi i gjithçkaje që shkon në gojën e foshnjës rrit shanset e tyre për astmë. E gjithë kjo për faktin se ne po jetojmë shumë pastër, deri në një pikë që nuk është e dobishme. Higjiena është vendimtare për shëndetin tonë. Ne nuk duhet të ndalojmë larjen e duarve tona, por ne duhet ta bëjmë atë në një kohë kur është e efektshme në parandalimin e përhapjes së sëmundjes – para se të hamë dhe pas përdorimit të banjës. Çdo herë pasi prekim gjithcka nuk është e nevojshme. Pra, nëse fëmija juaj është jashtë në oborrin e shtëpisë duke luajtur me lloq, ju nuk keni nevojë për ta pastruar. Nuk ka përfitim nga kjo. Duhet të ketë një ekuilibër mes parandalimit të infeksionit, i cili është kërcënim real në shoqëri, por gjithashtu duhet të këtë ekspozim mikrobik që është i shëndetshëm. /MESAZHI/