Ditëve të fundit, të gjithë vozitësit janë përballur me ngrirjen e ashpër të xhamave të veturave të tyre.
Dhe secili që së paku njëherë është munduar ta gërryejë akullin nga xhamat, e di se sa kohë dhe mund i duhet për ta bërë këtë. Por tani vjen zgjidhja, pasi një grua ka zbuluar sekretin e saj për pastrim të shpejtë dhe efikas të xhamit.
Ajo ka arritur të krijoj një përzierje ideale, e cila përbëhet nga 2/3 e alkoolit mjekësor, 1/3 ujë dhe një lugë e madhe e detergjentit për enë, të cilat hidhen në një spërkatës dhe pastaj me të spërkatet xhami i ngrirë, ku vetëm pas disa sekondave, akulli shkrihet sikur të hiqej me dorë.