Ky raport tregon se cilat vende janë më të prekura nga terrorizmi, ja ku qëndron Europa

Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore bartën barrën e dhunës së vitit të kaluar, sipas shifrave nga Baza e të Dhënat e Terrorizmit Global të mbajtur nga Universiteti i Maryland.

Western Europe suffered two percent of attacks in 2016 - 269 out of a total of 13,488 - according to the report [File: Reuters]

– Mesazhi, 24 Gusht

Evropa Perëndimore ka pasur më pak se një përqind të viktimave nga sulmet terroriste në botë, e megjithatë, vëmendja mediale ndaj këtij rajoni është shumë më e madhe se e pjesës tjetër të botës.

34,676 persona janë vrarë në sulmet terroriste në vitin 2016 dhe vetëm dy për qind të sulmeve, kanë ndodhur në Evropën Perëndimore.

Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore bartën barrën e dhunës së vitit të kaluar, sipas shifrave nga Baza e të Dhënat e Terrorizmit Global të mbajtur nga Universiteti i Maryland.
Raporti i së mërkurës tha se Europa Perëndimore vuajti 269 nga një total prej 13,488 sulmesh dhe 0,7 përqind të viktimave – 238 nga 34,676.
Në të kundërt, sulmet vranë 19,121 njerëz në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme – 55 për qind të totalit.

Vetëm Iraku pësoi nëntë nga 11 sulmet më vdekjeprurëse të vitit 2016, të ndërmarra nga grupi terrorist ISIS, thuhet në raport.

Iraku pësoi sulmin më të keq të vitit, kur një bombardues vetëvrasës shpërtheu jelekun kamikaz në një kamion të ngarkuar me eksploziv duke vrarë të paktën 382 vetë.

Grupi terrorist ISIS ishte grupi më vdekjeprurës në vitin 2016.

Militantët e saj kryen më shumë se 1,400 krime që vranë 11,700 njerëz, duke përfshirë edhe sulmuesit.

Në Azinë Jugore, Pakistani ishte vendi më i prekur, me më shumë se 1.100 njerëz të vrarë, ndërsa në Afrikën subsahariane sulmet u përqendruan kryesisht në Nigeri dhe Somali. /MESAZHI/