Ky raport tregon hendekun global mes të pasurve dhe të varfërve

Hendeku mes  të pasurve dhe të varfërve është rritur ndjeshëm që nga kriza globale, thotë raporti i fundit i Credit Suisse.

Një përqind e popullsisë globale zotëron 42.5 për qind të pasurisë globale, njofton banka.

“Tendenca u kthye pas krizës së vitit 2008 dhe ky njëpërqindësh ka qenë në drejtim rritjes që nga atëherë, dhe ka prekur majat të reja çdo vit”, tha raporti.

Ndërsa ata që konsiderohen jo të pasur zotërojnë më pak se një përqind të pasurisë totale, dhjetë përqind e të e pasurve zotërojnë rreth 90 përqind të aseteve globale.

Vitin e kaluar, 2.3 milion njerëz u bënë milionerë të rinj. Numri i përgjithshëm i milionerëve është rritur në 36 milionë.

“Numri i milionerëve, i cili ra në vitin2008, u rikthye shpejt pas krizës financiare dhe tani është gati tre herë më shumë se shifra e vitit 2000”, tha Credit Suisse.

Ndërsa 3,5 miliardë persona të varfër që përbëjnë 70 për qind të popullsisë në moshë pune, secili fiton më pak se 10,000 dollarë në vit, dhe përbëjnë vetëm 2,7 për qind të pasurisë globale.

Pasuria globale tani qëndron në 280 trilionë dollarë, dhe kjo shifër ka gjasa të bëhet 340 trilionë dollarë për pesë vjet. /MESAZHI/