Ky person ka humbur, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij

Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria Rajonale në Ferizaj është në kërkim të personit të regjistruar si i humbur.

Personi i raportuar si i humbur është Nazim Fanaj i lindur me datë 25.09.1974 në fshatin Vërmicë – Prizren, me vendbanim Rr. Adem Jashari Hani Elezit, i cili me datë 18.09.2017 rreth orës 22:00 ka dalë nga shtëpia dhe nga ai moment i njëjti nuk është kthyer në shtëpi.

Policia e Kosovës, u bën thirrje të gjithë qytetarëve të cilët mund të kenë informacione apo njohuri për vend ndodhjen e mundshme të personit të humbur, të lajmërojnë autoritetet policore në stacionin më të afërm të policisë, ose përmes numrave emergjent të Policisë së Kosovës; nga telefonia mobile 192 dhe telefonia fikse 92, apo 044/504-102 .

Informacione shtesë lidhur me personin e humbur :

Emri: Nazim

Mbiemri: Fanaj

Vendi i lindjes: Vërmicë

Data e lindjes: 25.09.1974

Adresa: Rr. Adem Jashari-Hani Elezit

Gjatësia: 180 cm

Ngjyra e syve: Zi

Pesha: 67 kg.

Flokët: Zeza